Policia e Kosovës patrullime në Banjskë, gjejnë qindra fishekë dhe një flamur serb

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 12:18 | Kosova

Policia e Kosovës patrullime në Banjskë, gjejnë qindra

Policia e Kosovës ka bërë të ditur, ditën e sotme, se gjatë kontrolleve dhe patrullimeve në zonën e Banjskës kanë gjetur dhe sekuestruar 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm.

Policia ka njoftuar se deri më tani nuk ka të arrestuar dhe se objektet e sekuestruara janë gjetur në një kodër në Banjskë, ku pranë tyre është gjetur edhe një flamur serb.

Këto patrullime dhe kontrolle të shpeshta janë regjistruar që pas sulmit të 24 shtatorit të vitit që lamë pas ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vdekur rreshteri, Afrim Bunjaku.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos