Presidenti Begaj pranë trupave shqiptare të KFOR në Pejë, vlerësime e urime në prag të 2024-s

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2023, 19:27 | Kosova

Presidenti i Republikës ishte pranë efektivëve shqiptarë që ndodhen në Komandën Rajonale Perëndim, "Camp Villagio Italia", te KFOR-it në Pejë të Kosovës.

Teksa vlerësoi KFOR-in, si një histori suksesi, Begaj i tha Komandantit të bazës ushtarake, Gabriele Vacca se ajo që ju po bëjnë është shumë e rëndësishme në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon.

Kreu i shtetit falënderoi trupat shqiptare për shërbimin që kryejnë ndaj atdheut dhe flamurit, si dhe uroi një vit të ri me shëndet, begati e paqe për ta, ndonëse larg familjeve të tyre. 

“Si përfaqësues të vendit tonë në misione paqeruajtëse, ju e lartësoni emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo që ndodheni dhe mishëroni vlerat tona më të mira. Falë punës suaj, vendi ynë konsiderohet partner i besueshëm në NATO”, theksoi Presidenti Begaj.

Ai cili pohon nevojën e rritjes së buxhetit të Mbrojtjes dhe mbështetjes për Forcat tona të Armatosura.

Begaj, edhe si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, tha se Shqipëria vijon angazhimin maksimal në mbrojtje të vlerave të qytetërimit perëndimor, ku bëjmë pjesë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos