Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka mbërritur në ndërtesën e qeverisë për takimin me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Lajçak vjen në një vizitë të paparalajmëruar në Prishtinë në javën kur pritet të dorëzohet raporti për Kosovën i shefit të diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell.
Ditë më parë, Bislimi deklaroi se kanë informacione se raporti do të jetë pozitiv dhe pritet heqja e masave. Mirëpo Bashkimi Evropian ka kërkuar që të mos spekulohet mbi raportin e Borrell.
Ndërsa gjatë ditës së martë, kryeministri Albin Kurti refuzoi të komentonte mbi reagimin e BE duke thënë se “nuk dëshiron të spekulojë mbi spekulimet”. (A2 Televizion)