“Albin Kurtit t’i vijë turp”, PSD dorëzoi në prokurori marrëveshjen që nuk lejon FSK në veri

Nga Xhevahir Qardaku
27 Janar 2025, 20:18 | Politikë

Drejtësia e Kosovës mund të vendosë për lejimin ose jo të ushtrisë në veri. Partia Socialdemokrate ka dorëzuar një letër te Prokuroria Speciale për të vlerësuar kushtetutshmërinë e marrëveshjes së vitit 2013 mes Hashim Thaçit dhe KFOR-it, në të cilën garanton se FSK nuk do të shkelë në veri. Gjithashtu kërkohet një vendim edhe për zotimin e njëjtë të bërë nga ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përballë komandantit të KFOR-it, Enrico Barduani.

“Marrëveshja që dikur ishte quajtur shkelje e Kushtetues, e akt tradhtie, sot është afirmu prej të njëjtit kryeministër, sepse gjithçka ndodhë me lejen e tij. Kjo nuk është thjeshtë hipokrizi, nuk është thjesht rren, është shumë ma keq se kaq, pyetja që duhet të parashtrohet është: prej cilës perspektivë që një aktë kur e bënë dikush tjetër e quan tradhëti, e të njëjtën gjë kur e bënë vetë, as mos me te ardh marre.” 
Hyseni sqaron se çfarë pyetje shtroi në Prokurori. “Ne sot e kemi dërgu në Prokurori nëse marrëveshja e vitit 2013, qysh vetë Kurti e ka cilësuar, si shkelje të kushtetutës, për shkak se ka thënë që është traktat ndërkombëtar pa u votu në kuvend, nëse ajo ka qenë shkelje, atëherë riafirimi i saj prej Maqedonci, duhet me u cilësu si shkelje, me kriteret e vet kryeministrit.”

Debati për lejimin ose jo të ushtrisë së Kosovës u rikthye pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, kur FSK u vendos në disa pika kyçe të infrastrukturës jetike të vendit, përveç se në veri.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos