Anëtarësimi në BE, njohja e Kosovës bëhet zyrtarisht një kusht për Serbinë

Nga Xhevahir Qardaku
16 Prill 2024, 19:55 | Politikë

Njohja de facto e Kosovës bëhet zyrtarisht një kusht për Serbinë, nëse dëshiron që të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Ambasadorët e vendeve anëtare miratuan tekstin e përditësuar për kapitullin 35, që nënkupton se Serbia duhet të zbatojë plotësisht detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e normalizimit me Kosovën dhe aneksin e zbatimit të arritur në Ohër.

Në vendimin e fundit të ambasadorëve të shteteve të BE-së, thuhet se të gjitha diskutimet për zbatimin e paktit për normalizimin duhet të zhvillohen në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Mediat në Serbi raportojnë se teksti për negociatat në kapitullin 35 është miratuar pa diskutim dhe pritet që të konfirmohet zyrtarisht më 22 prill.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli