Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 20 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi një nga kandidatet për deputete të kësaj force politike e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti me liderin nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler.
“PZAP ka pranuar një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilën thuhet se një kandidate e LDK-së ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin”, thuhet në njoftim.
Sipas vendimit të publikuar në PZAP, LDK ka 15 ditë afat që ta paguaj gjobën. (A2 Televizion)