Kosova larg KIE? Ahmeti: Votimi për Kosovën ka gjasa të shtyhet

Nga Xhevahir Qardaku
14 Maj 2024, 23:00 | Politikë

Kosova larg KIE? Ahmeti: Votimi për Kosovën ka gjasa të shtyhet

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës nuk është vendosur në agjendën e takimit të Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Këshillit, që do të mbahet më 17 Maj.

Lajmin e ka bërë të ditur Zëvednësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti. Me anë të një reagimi në Facebook, Ahmeti bën me dije se votimi për Kosovën ka shumë gjasa që të shtyhet.

“Në takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i mbajtur në nivel të Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare, nuk u adresua rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në lidhje me aplikimin e Kosovës. Ka gjasë që ky votim të shtyhet. Shtyrja eventuale vjen si rezultat i ngatërrimit të dy proceseve të pavarura, pasi Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën për të pranuar draft Statutin e Lajçakut dhe për ta dërguar atë në Kushtetuese, në shpërputhje edhe me procesin e dialogut në Bruksel”, thekson Ahmeti. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli