Kush i mbron çlirimtarët në Hagë? Avokati: Thaçi nuk është këshilluar mirë, çështja do të zgjasë

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 20:01 | Politikë

Kush i mbron çlirimtarët në Hagë? Avokati: Thaçi

Avokatët mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e kanë braktisur atë në betejën ligjore në Hagë. Pretendimi i tyre është për mospërmbushje të detyrimeve ligjore. Në anën tjetër, Ministria e Drejtësisë në Kosovë reagoi duke sqaruar se për mbrojtjen e Thaçit janë paguar mbi 3,5 milionë euro.

Për këtë çështje foli në Ditarin e mbrëmjes nga Bruna Çifligu avokati Taulant Hodaj, i cili theksoi se Thaçi nuk është këshilluar siç duhet pasi të ndryshosh avokatët në këtë kohë të procesit nuk është gjëja e duhur.

“Thaçi ka 4 apo 5 avokatë dihen publikisht, por mendoj se ka me dhjetëra. Mendoj se duhet të bëhet një analizë nga Thaçi apo kush merret me këtë çështje që të ketë dakordësi. Tani po dëgjohet dëshmitari i 44 dhe jemi afër mesit të procesit dhe normal që do ta dëmtojë pasi do të duhet të avokatët e rinj të familjarizohen me rastin. Për të rinjtë duhet kohë. Në përgjithësi nuk është një lajm i mirë për zotin Thaçi, është një rast kompleks në një gjykatë të posaçme.  

Mendoj se Thaçi nuk është këshilluar ashtu siç duhet, pasi nuk është mirë të ndryshosh 3 herë avokatët”, tha ai.

Më tej, Hodaj theksoi se procesi në Hagë do të zgjasë gjatë. “Ky rast do të marrë me vite kohë. Nuk besoj që të përfundojë para fundvitit tjetër shkalla e parë. Ende nuk jemi në mes të procesit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos