Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hipper, ka konfirmuar sot se procesi i përzgjedhjes së të dërguarit të ri të posaçëm të BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës është duke u zhvilluar, por nuk ka komentuar detaje të tjera lidhur me këtë proces.
"Mandati i të dërguarit të posaçëm Lajçak mbetet në fuqi deri në fund të janarit. Procesi i zgjedhjes së pasuesit të tij është në vazhdim dhe ne do të japim komente shtesë në kohën e duhur," tha Hipper.
Zëdhënësja ju përgjigj në këtë mënyrë pyetjes së gazetarëve, nëse mund të konfirmonte se pse shefja e diplomacisë evropiane ka zgjedhur diplomatin danez Peter Sorensen si të dërguarin e ri të posaçëm për dialogun. (A2 Televizion)