Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

“Lëshojnë Kosovën që të fitojnë Putinin”, Panchev e thotë troç, Kosova shtet sovran, në OKB fitoi Kurti

Nga Xhevahir Qardaku
13 Shkurt 2024, 20:34 | Politikë
 

Me një shqipe të kulluar dhe mendim të qartë, analisti dhe albanologu bullgar, Anton Panchev e tha troç se Kosova si shtet i pavarur ka gjithë të drejtën e saj që të ketë vendosur se çfarë valute duhet të përdorë.

Ekskluzivisht për “Ditarin e Kosovës” në A2 CNN, ai argumentoi se paralel me dinarin edhe shkërmoqja e institucioneve paralele shkon në përpjesëtim të drejtë, madje edhe serbet e Kosovës, thotë Panchev”, e kanë kuptuar me kohë se janë shtetas të një vendi Sovran dhe vetëm kështu mund të integrohen në tregun e punës dhe jetën shoqërore të Kosovës.

“Në OKB fitoi Kurti me argumentet e tij, ndërsa Vuçiç e teproi, por duke patur pas supeve Rusinë, po kështu Amerika dhe BE, pikërisht prej kësaj frike e përkedhelën Vuçiçin, por në mënyrë të pandershme”, sipas tij. “Thjesht loja e shahut i detyron fuqitë e mëdha të lejojnë të humbasin disa ushtarë në këmbim të mbretit Putin”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli