Trembëdhjetë organizata botërore dhe rajonale, që merren me lirinë e medias, shprehën shqetësim lidhur me vendimin e fundit të partisë në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, për të bojkotuar disa kanale televizive gjatë fushatës zgjedhore.
Këto organizata kërkuan që Kurti dhe partia e tij, të heqin dorë nga vendimi për të bojktuar disa media.
“Ne kuptojmë se asnjë arsyetim formal nuk është dhënë ndaj këtyre televizioneve për këtë vendim”, u tha në letrën e hapur dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga 13 organizata.
Një ditë më herët, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e cilësoi këtë vendim si përpjekje për të “minuar rolin e gazetarëve dhe mediave” për ta mbajtur përgjegjëse Lëvizjen Vetevendosje të Kurtit “për politikat e saj”. (A2 Televizion)