“Në Kosovë do ketë krizë politike”, analisti Kërstiç: Lista Serbe, instrumenti i Aleksandër Vuçiç

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2025, 20:07 | Politikë

Analisti Branislav Kërstiç thekson se ka shumë vite që Lista Serbe nuk përfaqëson interesat e qytetarëve serbë në Kosovë, por është shndërruar në një instrument të Aleksandër Vuçiç.

Për KosovaPress, ai nënvizon se me rezultatin e zgjedhjeve, Kosovën e pret një krizë politike.

“Ne kemi eksperiencë, në 12 vjetët e fundit Lista Serbe ka pasur 10 deputetë në Parlamentin e shtetit të Kosovës, por më duket gjithsej tri herë kanë dalë dhe kanë folur me kolegët e tyre në parlament. Ata me vite nuk mbështesin interesat e komunitetit të tyre. Ata janë një lloj i makiavelistëve që punojnë vetëm për interesat e tyre dhe janë një instrument i regjimit të Aleksandar Vuçiq. Unë besoj se do të kemi një krizë politike shumë serioze.

Nuk jam i sigurt se Kurti do ta formojë qeverinë, do të blejë kohë për t’i bashkuar zgjedhjet parlamentare dhe lokale, opozita do të insistojë, sepse opozita së bashku ka përfituar nga këto zgjedhje. Nuk do të kemi trazira serioze, nuk do të kemi situata të incidenteve nëpër rrugë, por do të kemi një qeveri e cila nuk do të jetë stabile”, thotë Kërstiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos