Parlamenti i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme për audiopërgjimin e Mimoza Kusari Lilës dhe Radoiçiç

Nga Ideal Gola
10 Tetor 2024, 17:20 | Politikë

Parlamenti i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur 42 nënshkrime duke thirrur seancë të jashtëzakonshme për ditën e premte në lidhje me audiopërgjimin e shefes së grupit të Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila dhe Milan Radoiçiç.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se duhet të kuptohet se sa thellë Lëvizja Vetëvendosje e ma përfshirë terroristin Milan Radoiçiç në diktimin e agjendës së Kuvendit, shkruan A2.

“Ky turp nga rrafshi moral e ky degradim nga rrafshi institucional, ku një terroristi dhe një personi që gjendej në Listën e Zezë të SHBA-vë, iu është mundësuar ta diktojë agjendën e Kuvendit të Kosovës, nuk mund të kalojë pa përgjigje”, tha Tahiri.

Përpjekjet për të pasur një debat në seancën e sotme në lidhje me këtë temë u hodhën poshtë nga Lëvizja Vetëvendosje që ishte kundër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos