Radoniqi: Rezultati përfundimtar do të jepet pasi të numërohen votat e diasporës

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 22:29 | Politikë

Radoniqi: Rezultati përfundimtar do të jepet pasi të

Kreu i KQZ, Kreshnik Radoniqi, tha se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Kosovë do të publikohen pas numërimit të të gjitha votave.

Në një konferencë për mediat në orën 22:00, ai tha se janë numëruar mbi 97% të votave, por “rezultati përfundimtar do të jepet pasi të numërohen votat e diasporës, ato me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike, po ashtu votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta”.

“Prej ditës së nesërme do të nisë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit. Në disa komuna do të nisë në orën 16 pasdite, për shkak se materiali do të grumbullohet gjatë natës së sotme, që t’u japim pak kohë të pushojnë”, u shpreh Radoniqi, shkruan A2.

“Në shumicën e komunave do të fillojë në orën 16:00. Në komunat e vogla, numërimi do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit të nesërm”, shtoi kreu i KQZ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos