Seanca në Kuvend, Kurti: Buxheti i 2025 është për familjen, përfitojnë bizneset

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2024, 15:14 | Politikë

Seanca në Kuvend, Kurti: Buxheti i 2025 është për familjen,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur në Kuvend për buxhetin 3.6 miliardë eurosh për vitin 2025, tha se do jetë për familje për të rritur fuqinë blerëse. Gjithashtu nënvizoi se do të përfitojnë edhe bizneset.

“Ky buxhet është buxhet për familjen sepse secila familje duhet dhe do të përfitojë. Në një familje të re që ka tre fëmijë, nëna lehonë përfiton gjashtë muaj nga 170 euro, apo 1020 euro gjithsej. Ndërkaq për fëmijët i marrin nga 90 euro në muaj apo 1080 euro në vit. Asnjë qeveri para nesh nuk ka mbështetur gratë apo fëmijët. Buxheti për paga dhe shtesa 13.5 për qind më i lartë se në vitin 2024 ose 111.5 milionë euro. Buxheti për mallra dhe shërbime duke përfshirë edhe shërbimet komunale është 3.2 për qind më i lartë sesa në vitin 2024, buxheti për subvencione dhe transfere është 8.75 për qind më i lartë sesa në vitin 2024. Rol këtu ka masat e reja, si pensionet, shtesat për fëmijë, rimëkëmbja ekonomike dhe të tjera. Buxheti për investime kapitale është 8.3 për qind më i lartë sesa në vitin 2024.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos