"Jeni oborrtar të paaftë", Çitaku: Diplomatët po detyrohen të organizojnë takime partiake

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2024, 17:23 | Politikë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit dhe ministres së Punëve të Jashtme të mos i përdorin Ambasadat për qëllime partiake e fushatë elektorale.

Çitaku në një konferencë për media, tha se diplomatët, të cilët duhet t’i shërbejnë çdo qytetari me dinjitet dhe paanshmëri, po detyrohen të organizojnë takime partiake, duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe burimet shtetërore.

“Diplomatët, të cilët duhet t’i shërbejnë çdo qytetari me dinjitet dhe paanshmëri, po detyrohen të organizojnë takime partiake, duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe burimet shtetërore. Ky manipulim i pushtetit është një abuzim i mirëfilltë. Prandaj sot, u bëj thirrje çdo diplomati që përfaqëson Republikën e Kosovës: Të mos i nënshtrohen këtij abuzimi. Mos lejoni të përdoreni si instrumente në fushatën e kësaj qeverie. Kujtoni, ju i shërbeni republikës dhe e keni bërë këtë. Diasporës i themi këtë, po e shohim tendencën për manipulim dhe do ta ndalojmë këtë. Ndërkaq, për kryeministrin e Kosovës kam vetëm një mesazh; Kosova meriton më mirë se ju dhe oborrtarët e tu të paaftë e abuzues”, tha Çitaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos