Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, gjatë qëndrimit në Budapest.
“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer”, lexohet në një postim në rrjete sociale.
Zonja Osmani shpreh mirënjohjen e saj për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës. Në kuadër të punimeve për Komunitetin Politik Europian, presidentja është takuar me kryeministren e Letonisë duke theksuar se vendi është një partner i fuqishëm i Kosovës.
Gjithashtu bisedoi me kryeministrin e ri të Estonisë, duke e falënderuar për mbështetjen e fuqishme për Kosovën. Zonja Osmani u takua edhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. (A2 Televizion)