Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Superministria e Gonxhes, Preç Zogaj: Kultura është parë gjithnjë si një shtojcë

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 12:58 | Politikë

Analisti Preç Zogaj ishte i ftuar në A2 CNN ku komentoi mes të tjerash ndryshimet e fundit në qeveri dhe krijimin e superministrisë që do të drejtojë Blendi Gonxhja, e cila ka të ndërthurur dhe Kulturën.

Zogaj vlerësoi si pozitiv afrimin e Gonxhes në kabinet, teksa shtoi se çështja e Kulturës ndër vite është parë si një shtojcë nga kryeministrat dhe e kanë bashkëngjitur me ministri të tjera, ndërkohë që vendi ka nevojë për një ministri të dedikuar për këtë sektor.

“Kultura shihet si një shtojcë, njëherë u bashkua me turizmin, pastaj me inovacionin. Shqipëria ka nevojë për një ministri të dedikuar për kulturën. Pasuria më e madhe që ka kombi ynë është gjuha dhe është një e dhënë madhështore që të parët tanë e kanë ruajtur në konflikte që mund të ishte zhdukur. Çdo qeveri ka pikëpamjet e veta. Kam një përshtypje që u ka ngelur në dorë kultura dhe duan ta ngecin një nënministri. Nuk e di si do jetë përshkrimi i ekonomisë në këtë ministri. Ndërkohë që inovacioni dhe kultura shkojnë më shumë”, tha Zogaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu