Kryeministri Albin Kurti lavdëroi qeverisjen e tij në trevjetorin e fitores në zgjedhjet e vitit 2021. Ai, në mbledhjen e Qeverisë, tha se Kosova është sot një vend më i sigurt dhe më i mirë për të jetuar.
Kurti deklaroi se tri vite më parë ngadhënjeu mirëqeverisja mbi korrupsionin, drejtësia mbi diskriminimin dhe interesi i përbashkët dhe publik mbi atë personal e privat.
“Për këto tri vite dëshmuam se është e munduar të qeveriset në përputhje me vullnetin e popullit, me duar të pastra, duke ruajtur e mbrojtur vendin, kushtetushëmrinë e ligjshmërinë dhe paqen e sigurinë”, tha Kurti.
Shefi i ekzekutivit kosovar tha se gjatë këtyre viteve u përballën me shumë sfida, por arritën t’i përballojnë me vendosmëri dhe guxim.
“Kosova e 14 shkurtit sot pas tri vitesh është Republikë më e fortë, më e qëndrueshme, më e sigurt dhe më e mirë për të jetuar”, shtoi Kurti.
Kurti deklaroi se zhvillimi ekonomik dhe punësimi kanë qenë prioritet dhe janë arritur rezultate të dukshme falë politikave të qeverisë.
Ai nuk la pa përmendur edhe investimin në pajisje ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të cilën tha se është një forcë serioze në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë së vendit.
“Gjersa në vitet 2018-2020 ishin investuar 3.6 milionë euro në pajisje, ne nga fillimi i qevrisjes sonë i kemi investuar 239 milionë euro në pajisje të reja të teknologjisë së fundit”, u shpreh kryeministri.
Në fund, Kurti tha se më 14 shkurt në Kosovë nuk shënohet vetëm Dita e të Dashuruarve, por edhe dita e dashurisë dhe e përkushtimit ndaj Republikës. (A2 Televizion)