Votimi me postë në Kosovë, mbi 44 mijë emigrantë do të hedhin votën e tyre nga Gjermania

Nga A2 CNN
9 Janar 2025, 10:44 | Politikë

Votimi me postë në Kosovë, mbi 44 mijë emigrantë do

Mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë Kosovës mund të votojnë për zgjedhjet parlamentare nga sot deri më 9 shkurt, kur ato do të zhvillohen në Kosovë.

Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Mbi 44 mijë prej tyre jetojnë në Gjermani, shkruan A2 CNN.

Shumica e votuesve të regjistruar jashtë vendit (84.525) kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga të regjistruarit, 67.421 do të dërgojnë pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, kurse 17.104 do ta dërgojnë pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Të tjerët mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës në vendet ku jetojnë, më 8 shkurt, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos