Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj premton paga 1 mijë euro e pensione 500 euro

Nga A2 CNN
24 Janar 2025, 20:05 | Politikë

Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur të premten një tubim zgjedhor në Mitrovicë.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, tha se ka ardhur koha për ta kthyer dinjitetin e të punësuarve përmes rritjes së pagave.

Ai premtoi paga 1 mijë euro për punëtorë e 500 euro për pensionistë.

“Ashtu si jemi deklaru, 1000 euro paga, pra pragu i ultë i pagës. 500 euro pensionet dhe po ashtu jemi të gatshëm të ecim përpara me temat e zhvillimit të brendshëm në vazhdimësi. Pra menjëherë kjo përkrahja me paga dhe mbështetja e vazhdueshme do ta siguronte, sigurinë shëndetësore dhe ekonomike e me radhë”, tha Haradinaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos