“Protesta kundër Gjykatës Speciale, tepër e sforcuar”, Çejku: Ishte edhe kundër Kurtit

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 21:16 | Kosova

Ambasadori Arben Çejku, i ftuar në “Debat” me Alba Alishanin, në A2 CNN, komentoi protestën e sotme të PSD-së në Kosovë, kundër Gjykatës Speciale. Sipas tij, ishte protestë “tepër e sforcuar” dhe që nuk i drejtohej vetëm Gjykatës Speciale, por edhe kryeministrit Albin Kurti.

“Ishte tepër e sforcuar si protestë. Ishte protestë edhe kundër Gjykatës Speciale, por në thelb ishte kundër zotit Kurti. Vetë Thaçi, kur ishte President, tentoi ta zhbëjë këtë gjykatë. Në fakt, gjykata e ka bërë të qartë aktakuzën e vet, flitet për krimet e kryera në Kosovë, jo për organe. Nuk rrëzohet me këtë lloj proteste Gjykata Speciale. Unë e shoh këtë si zgjatim të Vetëvendosjes, por unë ju garantoj që kjo gjykatë nuk lëviz. Më vjen shumë keq të them që çdo përpjekje për të përfituar nga ata që po gjykohen, është e dhimbshme. E vetmja rrugë është krijimi i një mazhorance në Parlament për ta zhbërë gjykatën”, u shpreh Çejku.

“Kurti ka një patate të nxehtë aktualisht në dorë, që është Asociacioni. Nuk mund të hapë një front tjetër me SHBA dhe BE. Kurti nuk mund t’i hyjë një aventure sa herë ka probleme me Gjykatën e Hagës. Kosova dhe ata që po gjykohen duhet të gjejnë sa më shumë fuqi argumentuese juridike për t’ia dalë sepse nuk ka mekanizma për ta zhbërë, edhe sikur 200 mijë vetë të dalin në shesh”, shtoi Çejku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos