Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

SHBA paralajmëron Serbinë, O’Brien: Përdorimi i forcës i papranueshëm, Vuçiç e di mirë

Nga A2 CNN
22 Mars 2024, 17:15 | Kosova

Pas rënies së kambanave të alarmit, për një përshkallëzim të rrezikshëm në veri, Amerika nxiton t’i japë garanci sigurie Kosovës.

Ndihmës sekretari i shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O'Brien, tha se Uashingtoni po vëzhgon lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, dhe se ja kishte bërë të ditur Beogradit se përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

Cdo lëvizje eventuale e forcave të Serbisë, do të konsiderohej si rrezikim i forcave të NATO-s që janë në Kosovë, për të mbrojtur shqiptarët dhe serbët, paralajmëroi O Brien.

Në Serbi, presidenti Vuçiç e di mirë se çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm dhe do të konsiderohej si rrezik për sigurinë e trupave të NATO-s, që janë aty për të mbrojtur popullsinë shqiptarë dhe serbë.

Ai tha se nuk do të ketë përdorim të forcës. Ne po i mbikqyrim lëvizjet e ushtrisë serbe, por gjëja me e rëndësishme është që të dyja palët duhet të ndërmarrin hapa për të reduktuar tensionet.

Gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët, zyrtari i lartë amerikan tha gjithashtu se Serbisë i është bërë e qartë se personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë duhet të mbahen përgjegjës.

Por, teksa i kërkoi Beogradit të marrë hapa në këtë drejtim, ai nuk harroi t’i tërhiqte veshin edhe Prishtinës për vendimin lidhur me dinarin.

“Asnjë qeveri nuk duhet të varfërojë qytetarët e vet”, tha O’brien, i cili foli për një situatë të vështirë për serbët në veri. 

Ai i kërkoi Kosovës të bashkëpunojë me ndërkombëtarët, dhe tha se i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajcak kishte paraqitur propozime të mira për zgjidhjen e krizës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi