Sllovenia shton trupat në Kosovë, Stoltenberg: KFOR i përkushtuar për të garantuar sigurinë

Nga A2 CNN
21 Mars 2024, 21:11 | Kosova

Sllovenia është e gatshme të rrisë numrin e  trupave të saj, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë. Këtë e tha kryeministri i këtij vendi Robert Golob, gjatë një takime me sekretarin e pergjithshem te NATO-S ne Bruksel, Jens Stoltenberg.

“Ne jemi të gatshëm të dërgojmë më shumë trupa e personel si pjesë e misionit të KFOR në Kosovë me qëllim për të ndihmuar NATO-n, por edhe autoritetet lokale për të ruajtur paqen.”

Në konferencën e përbashkët shefi i Aleancës përsëriti se shpërthimet e dhunës vitin e kaluar në Kosovë, ishin të papranueshme dhe shprehu përkushtimin për të siguruar që KFOR-i të vijojë të përmbushë mandatin e tij.

“Në këto kohë kritike, ne të gjithë duhet të investojmë në sigurinë tonë kështu që presim rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes ne Slloveni. Vitin e kaluar në Kosovë pati shpërthime të dhunës, të cilat ishin të papranueshme dhe NATO u përgjigj me shpejtësi duke dërguar një mijë trupa shtesë. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që KFOR-i të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së.”

Në një raport vjetor të NATO-s, i publikuar më 14 mars, Stoltenberg tha se prania ushtarake e NATO s në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos