Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

“Duam anëtarësimin në Interpol”, Osmani: SHBA të na mbështesë, po përfitojnë kriminelët

Nga Ideal Gola
21 Mars 2024, 21:18 | Kosova

Presidentja Vjosa Osmani kërkoi ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Pasi priti Ndihmës Sekretarin amerikan për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit, Todd Robinson, Osmani tha se anëtarësimi është një synim strategjik i Kosovës.

“Ky anëtarësim do të kontribuonte thellësisht në rritjen e kapaciteteve tona duke përmirësuar përgjigjen tonë institucionale ndaj krimit dhe duke fuqizuar angazhimin në drejtim të garantimit të sigurisë publike për secilin qytetar të Republikës sonë pa dallim. Të vetmit që përfitojnë nga mos-anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL janë kriminelët, në veçanti grupet kriminale transnacionale.”

Zyrtari amerikan përsëriti mbështetjen Shteteve të Bashkuara për institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë së Kosovës.

“SHBA janë këtu për t’ju mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar struktura jetike të sigurisë dhe të drejtësisë, ne po punojmë për një Kosovë më të mirë sot, por edhe për një Kosovë më të fortë, më transparente në të ardhmen për qytetarët e saj.”

Robinson solli edhe një donacion që përshin instalimin e pajisjeve audio dhe video incizimeve në të gjitha gjykatat e Kosovës, për çka u tha se rrit transparencën e gjyqësorit, besimin e publikut, efikasitetin e gjyqësorit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli