Takimi i Brukselit për asociacionin, skepticizëm për rezultate konkrete mes Bislimit dhe Petkoviç

Nga Xhevahir Qardaku
15 Nëntor 2023, 13:06 | Kosova

Të enjten rikthehet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, rreth dy muaj pas agresionit serb në Banjskë.

Kryenegociatorët Besnik Bilsimi dhe Petar Petkoviç do të jenë përballë njëri-tjetrin në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshme në normalizimin e marrëdhënieve dhe draft-statutin europian për Asociacionin.

Por në Prishtinë ka skepticizëm për një progres të mundshëm në këtë takim. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thanë për Kosova Press se e kanë të pamundur të dalin me një qëndrim për asociacionin pasi ende nuk e kanë parë draft-statutin europian.

“Ne e dina se Serbia nuk dëshiron t’i zbatojë marrëveshjet por ish dashur nga ana e ndërkombëtarëve që të bindin Serbinë. Po ashtu me implementimin e marrëveshjeve të hiqen masat pasi kemi humbur shumë nga ana financiare, sidomos në projektet IPA”, tha deputetja Krasniqi.

Skepticizëm për takimin e kryenegociatorëve shprehin edhe njohësit e çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.  

“Lehtësuesit e këtyre negociatave dhe ata që e mbështesin këtë proces duhet të jenë sy hapur që pala që nuk është konstruktive në këtë dialog të pengohet në procesin e anëtarësimit apo qoftë edhe në zhvillimin ekonomik apo pozicionin ndërkombëtar që ka, në rastin tonë po flasim për Serbinë”, u shpreh analisti Dorajet Imeri

Takimi në Bruksel vjen pas vizitave që zhvilloi emisari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, fillimisht në Kosovë dhe më pas edhe në Serbi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos