Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

U vra nga i shoqi në sy të fëmijëve, Liridona Ademaj prehet tashmë në fshatin e lindjes

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 14:21 | Kronikë

Liridona Ademaj është vënë sot të pushojë në fshatin e saj të lindjes në Rracaj të Gjakovës.

Pas zbardhjes së ngjarjes së rëndë, familjarët e të resë kërkuan që ajo të zhvarrosej, nga vendi ku prehej në fshatin nga vjen bashkëshorti i saj në Cermjan, dhe të dërgohej në vendin e lindjes.

Rivarrimi u bë pasi prokuroria aprovoi kërkesën e familjes.

Kujtojmë se Ademi u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë dhe të dyshuar janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si organizator, dorasi dhe Granit Plava të cilëve iu është caktuar nga një muaj paraburgim.

Në ceremoninë e përcjelljes së Liridonës kanë marrë pjesë edhe nxënës nga shkolla fillore “2 Dëshmorët”, ku ajo ka mësuar kur jetonte në Kosovë. Nxënësit mbanin veshur bluza të bardha, në të cilat ishte stampuar fotoja e Liridonës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli