"UÇK" në bazën ushtarake serbe

Nga Xhevahir Qardaku
13 Janar 2024, 14:57 | Kosova

Armatosja e Kosovës detyroi Aleksandër Vuçiç të shkonte në ushtri. Presidenti i Serbisë vizitoi Qendrën Operative të Shërbimit të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake, ku nuk arriti të fshihte shqetësimet për furnizimin e FSK-së me antitankët amerikanë Javelin apo me armë të tjera të fuqishme nga Turqia, Gjermania, Britania dhe Kroacia.

Duke pretenduar se krijimi i një ushtrie nga Kosova shkel rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, njoftoi se forcat speciale serbe po monitorojnë kufirin me Republikën e Kosovës.

Vuçiç lëshoi kritika në drejtim të Amerikës dhe NATO-s duke thënë se po udhëheqëin fuqizimin e FSK-së, duke bërë që deri në vitin 2027 të ketë 350 autoblinda, 5500 ushtarë profesionistë aktivë dhe 20 mijë të tjerë rezervistë.

“Dhe ata ndërtuan ushtrinë e tyre dhe vazhdojnë ta fuqizojnë atë. Ne nuk jemi aq të fortë sa Amerika, Anglia, Gjermania dhe Turqia, por mund t'i theksojmë gjithë botës se po shkelin brutalisht normat e së drejtës publike ndërkombëtare.”

Ndërkohë kur presidenti serb vizitoi qendrën operative të ushtrisë, në një ekran të madh me hartë të Kosovës u shfaqën dhe disa logo të UÇK-së. Vuçiç u shqetësua edhe nga rritja e buxhetit nga qeveria e Kosovës për ushtrinë dhe policinë, dhe sipas tij, kjo është përpjekje për të shkatërruar popullin serb.

"UÇK" në bazën ushtarake serbe

Vuçiç u shqetësua edhe nga rritja e buxhetit nga qeveria e Kosovës për ushtrinë dhe policinë, dhe sipas tij, kjo është përpjekje për të shkatërruar popullin serb.

“Kur mburren se çdo patrullë policie do të jetë e armatosur me tyta të gjata, dërgojnë një mesazh të qartë se nuk ka vend për serbët, sepse vetëm njësitë e caktuara kanë të drejtë dhe aftësi të mbajnë armë të tilla. Tani policët e armatosur me tyta të gjata do të jetë prezent vetëm për t'i bërë serbët të ndiejnë pasiguri dhe të largohen sa më shpejt nga Kosova.”

Në kundërpërgjigje, presidenti serb njoftoi se do të shpenzojë këtë vit 186 milionë euro për blerjen e armatimeve të reja, gjithashtu edhe prodhimin vendas të dronëve kamikazë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos