Zgjedhjet në Kosovë, voton Lumir Abdixhiku: Sot është ditë festë, qytetarët të paraqiten masivisht

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2025, 10:55 | Kosova

Qytetarët në Kosovë u janë drejtuar kutive të votimit mëngjesin e kësaj të diele.

Nga figurat politike që kanë ushtruar të drejtën e votës i radhës ishte edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili kandidon për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Në fjalën e tij për mediat, Abdixhiku teksa theksoi se kjo duhet të jetë një ditë festë për vendin dhe demokracinë, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të vendosur se kush do ta qeverisë Kosovën në katër vitet e ardhshme. 

“Është ditë feste për të gjithë ne, për LDK, për pokullin e Kosovës. Zgjedhje gjithnjë janë festë dhe le t’i trajtojmë si të tilla. Është ditë e mirë, është ditë e demokracisë dhe i ftoj qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për katër vitet e ardhshme,” deklaroi ai para mediave.

Zgjedhjet në Kosovë, voton Lumir Abdixhiku: Sot është

Kutive iu drejtua edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili theksoi se është besimplotë që, siç u shpreh ai, pozitive siç ishte fushata, ashtu do të jetë edhe rezultati i këtyre zgjedhjeve.

"Sot është një ditë e mirë, e madhe tepër e rëndësishme, për vendin për qytetarët, për demokracinë e Kosovës. Votova me besimin e plotë për të ardhmen e qytetatëve tanë, për mundësinë për të pasur një jetë më të dinjitetshme për të gjithë. Kjo mundësi duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët që ta japin verdiktin se si do të qeveriset vendi në katër vitet e ardhshme....Shpresoj që, siç e kemi bërë traditë në konsolidimit të këtij procesi të rëndësishëm demokratik, sidomos me ligjin e ri zgjedhor."

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos