Presidenti Vuçiç: Dialogu me Prishtinën është zgjidhja e vetme për kompromis

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2024, 17:53 | Rajoni & Bota

Presidenti Vuçiç: Dialogu me Prishtinën është

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot me rastin e raportit vjetor të Komisionit Evropian se kanë një qëndrime të ndryshme për çështjen e Kosovës, por sipas tij, Beogradi pajtohet se dialogu është e vetmja zgjidhje që do të çonte në një kompromis me Prishtinën.

“Kemi dallime të caktuara për këndvështrimin në lidhje me Kosovën, por nuk është specifikuar dhe theksuar veçanërisht. Gjithashtu besojmë se dialogu është zgjidhja e vetme për të arritur një kompromis në çfarëdo mënyre dhe mendojmë se kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e këtij vendi”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) Emanuel Giofre, i cili i dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian (KE) për Serbinë për këtë vit.

Ai tha se në Raport ka gjëra të rëndësishme që janë të vendosura dhe të vështira.

“Sigurisht që ne e shohim ndryshe situatën rreth Kosovës dhe përgjegjësinë rreth Banjskës, por i kemi kuptuar vërejtjet e Bashkimit Evropian”, tha Vuçiç, shkruan A2 CNN.

Duke folur për çështjet e tjera nga Raporti i KE-së, ai shprehu besimin se Serbia ka kapacitetet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, por edhe më të mëdha se disa vende të BE-së.

“Të jem plotësisht i sinqertë, disa prej tyre (shtetet anëtare të BE-së) sot nuk do të mund të kalonin kriteret 2 %, që na imponohen sot, por kur je anëtar i klubit, ke luksin të mos kesh detyrim të përmbushësh gjithçka, e kur nuk je atëherë duhet të përmbushësh gjithçka”, tha Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos