Synon të bëhet President i Maqedonisë së Veriut, kërcënohet me jetë Arben Taravari

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2024, 13:39 | Rajoni & Bota

Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni vazhdon të jetë e përçarë. Të dy palët, me dy qëndrime të ndryshme për mënyrën sesi qeveria duhet të dalë në zgjedhjet e ardhshme.

Arben Taravari në “Ditari” i A2CNN njoftoi se është thirrur kongresi i jashtëzakonshëm, ku pala e rreshtuar krah tij është gati për ta votëbesuar, edhe si kandidat të opozitës shqiptare për President të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë pala tjetër që drejtohet nga themeluesi i ASH-së, Zijadin Sela në kongresin e të dielës kërkon të vulosë shkarkimin e kryetarit Taravari.

Sa i përket kandidaturës së tij për President, Taravari komentoi edhe incidentin e ndodhur së fundmi ku ai është kërcënuar me jetë pasi njoftoi vendimin historik.

Taravari u pyet nëse plumbi i një arme automatike që ju vendos në pragun e shtëpisë së tij në Gostivar lidhet me vendimin e tij për të dalë në zgjedhje me koalicioni opozitar të përbërë nga partitë shqiptare.

Nuk dua të hyj në këtë temë. Pavarësisht të gjitha kërcënimeve, apo kanosjeve që mund të vijnë apo kanë ardhur, unë e vazhdoj rrugën time dhe besoj se duhet ta bëjë detyrën politike për të sjellë ndryshimin në Maqedoni”, u përgjigj ai.

Taravari shprehur besimin se me kandidaturën e tij përballë Presidentit aktual Stevo Pendarovski, një shqiptar për herë të parë në histori mund të shkojë në raundin e dytë të garës për Kreun e Shtetit.

Vendimin e morëm në bazë të analizave, të cilat i kemi bërë në bazë të disa anketave. Analiza tregoi se rezultati i 24 prillit është shumë i rëndësishëm për 8 majin. Vlerësimi ynë i përbashkët është që nëpërmjet kandidaturës time për herë të parë një shqiptar mund të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Jemi të sigurt se me kandidaturën time do ia dalim”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos