Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi denoncimin se Salvador Kaçaj, ish-kryetar i komunës Shëngjin, i cili gjatë zgjedhjeve deklaroi se i ka shpëtuar një atentati. Për kreun e qeverisë ky lajm ishte krejtësisht një gënjeshtër që i besoi vetëm Sali Berisha.
Madje, sipas Ramës, Salvador Kaçaj para se të niste fushata, i shkruante çdo ditë për një takim, por që thekson se padyshim e ka refuzuar.
“Pjerini la pa thënë si ishte puna e atentatit që i bëri bashkë me Ulsin, se çdo gjë e kisha imagjinuar, por që këto të dy do tentonin që të hiqnin qafe Salvadorin në autosdradë, se kisha parë as në ëndrrën më kurajoze, megjithatë atentati dështoi, po pasur nevojë që të heqin qafe Salvatorin, nuk rrija dot pa e thënë se kemi pasur një hall të përbashkët, deri kur filloi fushata, se Salvatori i shkruante Ulsiut “kur do takohem me shefin”, Ulsiu më thoshte mos e tako se është mashtrues, dhe unë i thoja kujdes mos të mashtron ty, se mua jo dhe si përfundim mashtroi atë plakun deshën të më vriste Ulsiu me Pjerinin”, tha Rama.
Salvador Kaçaj, ish-kryetar i komunës Shëngjin, ditën e zgjedhjeve bëri një denoncim në polici se i shpëtoi një atentati. Kaçaj deklaroi se i ishte prerë rruga nga dy makina pa targa, nga ku dolën njerëz të armatosur, por sipas tij falë reagimit të shpejtë të shoqëruesit, arritën të shpëtojnë mrekullisht duke u larguar me shpejtësi. Ai akuzoi se atentati kishte prapavijë politike, por kjo akuzë është mohuar kategorigisht nga pala tjetër. (A2 Televizion)