Rastet e shitblerjes së votës, Kim: Autoritetet të bëjnë punën, partitë të marrin masa

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 11:19 | Aktualitet
Rastet e shitblerjes së votës, Kim: Autoritetet të

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me rastet e shitblerjes së votës të raportuara së fundmi, teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

E pyetur nga gazetarët, kryediplomatja amerikane theksoi se partitë politike, në emër të së cilave po blihen vota, duhet të ndërmarrin masa. 

Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojmë. Kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritetet ligjzbatuese do të bëjnë detyrën e tyre. Nëse dikush thotë që dikush është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti politike duhet të ndërmarrë veprime”, u shpreh Yuri Kim para gazetarëve.

Deklaratat, Kim i bëri pas mbajtjes së konferencës me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar te vlerat universale”, në kryeqytet.

https://a2news.com/2023/05/10/100-mije-leke-dhe-50-mije-leke-nafte-pazari-i-fundit-zbardhet-biseda-per-shit-blerje-votash-ne-tirane/
https://a2news.com/2023/05/10/komunikonin-per-shit-blerje-votash-ne-tirane-nje-i-arrestuar-dhe-nje-procedohet-penalisht/

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024