Rrëzimi i Biden, shpërthejnë memet në internet

Nga A2 CNN
20 Mars 2021, 13:11 | Lifestyle

Pasi presidenti amerikan, Joe Biden u rrëzua 3 herë ndërsa ngjiste shkallët e avionit presidenciale, shumë pikëpyetje janë ngritur për gjendjen e tij shëndetësore.

Shtëpia e Bardhë zbuloi më pas shkakun e “aksidentit” që fatmirësisht nuk shkaktoi lëndime për liderin më të fuqishëm në botë, duke deklaruar se ishte era e fortë ajo që shkaktoi incidentin.

Por përveç aludimeve, presidenti është bërë edhe personazh kryesor në meme të pafundme, pasi fotot e tij në shkallët e avionit u publikuan në rrjetet sociale.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos