Rroftë kinemaja! Nis në Venecia, festivali më i vjetër i filmit në botë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 11:46 | Aktualitet
Rroftë kinemaja! Nis në Venecia, festivali më i vjetër i

Rroftë kinemaja!…Ishte ky mesazhi që çeli siparin e Festivalit më të vjetër në botë, mbrëmjen e së mërkurës, në një ceremoni kushtuar talentit në ekran dhe jashtë tij. Festivali i Venecias nisi me një homazh ndaj karrierës së regjisores italiane, Liliana Cavani, ndërsa u përmend edhe mungesa e yjeve të Hollivudit, teksa greva e aktorëve mbajti larg tapetit të kuq, shumë prej emrave më të famshëm. 90-vjeçarja Cavani, e cila u vlerësua me luanin e artë për arritjet në karrierë, u kërkoi producentëve t’i kushtojnë më shumë vëmendje kontributit të grave në kinema.

“Jam gruaja e parë që e marr këtë çmim dhe kjo nuk është e drejtë. Ka gra skenariste dhe regjisore të cilat punojnë po aq mirë sa burrat dhe puna e tyre duhet të ketë mundësinë të shihet dhe vlerësohet. Duhet më shumë balancë”, tha Liliana Cavani

23 filma përfshirë ato te regjisorëve Bradley Cooper, Yorgos Lanthimos, David Fincher apo Sofia Coppola do të garojnë për çmimin prestigjoz të luanit të artë në eventin që zgjat deri më 9 shtator. Juria përbëhet nga emra të njohur si Jane Campion, Martin McDonagh, Mia Hansen-Lovedhe Santiago Mitre, me regjisorin e "La La Land" dhe "Whiplash" Damien Chazelle që do të mbajë rolin e presidentit. 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli