"Premtimet nuk harrohen", projektligji për amnistinë penale gati për në parlament

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 10:03 | Aktualitet

Ministria e Drejtësisë ka bërë gati projektligjin për amnistinë penale. Ministri Ulsi Manja publikoi, mëngjesin e së enjtes, një foto në të cilën shihet duke mbajtur draftin e amnistisë në dorë.

Kujtojmë se amnistia në institucionet e vuajtjes së dënimit ishte një premtim që u bë para zgjedhjeve të pranverës, por u ndërpre pikërisht prej proceseve elektorale në mënyrë që të mos kishte ndikim, sipas asaj që ka deklaruar qeveria.

Në fund të majit, Manja deklaroi para gazetarëve për ngritjen e një grupi pune në Drejtorinë e Burgjeve dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Nga amnistia, do të mund të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë të burgosurit që do t’i plotësojnë kriteret e vendosura në ligj.

Dhënia e amnistisë, udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi, si dhe mbrojtja e interesit publik.

https://a2news.com/video/amnisti-pas-zgjedhjeve-manja-ska-leje-shperblyese-per-te-burgosurit-para-e-gjate-procesit/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli