Më 1 prill ministria ruse e Mbrojtjes do të nisë një fushatë të re rekrutimi dhe qëllimi është që të shtohen 400 mijë ushtarë profesionistë në ushtrinë e vendit.
Lajmin e raporton Radio Svoboda, duke cituar disa media rajonale ndërsa shtohet se ministria e Mbrojtjes ka nisur që tani disa urdhra nëpër regjione me të dhëna për numrin e njerëzve të cilët duhet të firmosin kontratat ushtarake.
Sipas planit, Sverdlovsk-u dhe Chelyabinsk-u do të kenë nga 10 mijë konraktorë secili. Kurse, në Perm Krai do të rekrutohen 9,000 persona.
Pjesa kryesore e punës do të kryhet nga zyrat e regjistrimit ushtarak dhe guvernatorët do të jenë përgjegjës për zbatimin e planit.
Sipas raportimeve, zyrat ruse të rekrutimit ushtarak po përpiqen të kompensojnë humbjet në ushtarë të specializuar, si shoferë tankesh dhe artilerie. (A2 Televizion)