Sulm masiv rus me drone Shahed, Kievi: Kundërsulm në pranverë, do të çlirojmë edhe Krimenë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 07:43 | Bota
Sulm masiv rus me drone Shahed, Kievi: Kundërsulm në pranverë, do

Një sulm masiv u nis nga ushtria ruse, me drone dhe raketa Shahed iraniane, gjatë natës dhe deri sot në mëngjes janë lëshuar kundër qytetit perëndimor të Ukrainës, Khmelnytskyi. Mediat vendase raportuan se një civil u vra dhe katër të tjerë u plagosën.

"Një tjetër sulm masiv terrorist kundër komunitetit Khmelnytskyi. Këtë herë armiku përdori dronë. Deri më tani dimë për një të vdekur dhe 4 të plagosur", tha kryetari i bashkisë së Khmelnytskyi.

Ushtria ukrainase rrëzoi një dron Shahed mbi rajonin e Chernihiv, kurse dy drone të tjerë u kapën dhe u rrëzuan, pa specifikuar se në cilin rajon. Që nga e diela, Rusia ka nisur një sulm duke përdorur dronët Shahed të prodhuar nga Irani.

Presidenti Zelensky shkarkoi nga posti komandantin e Forcave të Përbashkëta Operacionale të Ukrainës (JFO), Eduard Moskalyov. Njoftimi për largimin gjendet në një dekret presidencial, i cili nuk jep asnjë shpjegim për arsyet e këtij vendimi. Moskalyov u emërua marsin e kaluar në krye të JFO-së, e cila në mënyrë efektive koordinon ofensivën ukrainase kundër forcave ruse në rajonin lindor të Donbass.

Kievi ka shpallur një kundërofensivë në pranverë duke thënë se do të çlirojë edhe Krimenë, ndërsa patriarku rus Kirill thotë në një takim me fëmijët e Donbasit se ai rajon i përket Rusisë.

https://a2news.com/2023/02/26/nato-po-merr-pjese-ne-konflikt-putin-duan-te-na-copetojne-kercenohet-ekzistenca-e-rusise/
https://a2news.com/2023/02/26/zelensky-i-sigurt-per-parashikimin-e-tij-putinin-do-ta-vrasin-te-vetet/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani