Shehi tregon arsyet pse nuk do të jetë në protestën e 3 marsit

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 21:12 | Politikë
Shehi tregon arsyet pse nuk do të jetë në protestën e 3

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se nuk do të jetë në protestën e opozitës, në 3 mars.

“Unë nuk shkoj në protestë për vulën. Unë shkoj në protestë kundër qeverisë Rama, siç kam bërë gjithmonë. Nëse protestën do ta konsumojmë për problemet e brendshme të Partisë Demokratike, do ta lodhim popullin, do të bëjmë dëm”, tha Shehi.

“Edhe protesta ka ligjësitë e veta. Kur bën thirrje partiake, vijnë tifozët e partisë dhe militantët”, shtoi kreu i LZHK-së.

https://a2news.com/2023/02/21/shehi-nese-nuk-dalim-me-kandidat-te-perbashket-qellimi-nuk-jane-zgjedhjet-por-kush-kontrollon-opoziten/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani