Sherr me thika në Shëngjin mes 2 shqiptarëve nga Kosova, plagoset 59-vjeçari! Pranga autorit

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 22:07 | Kronikë

Një sherr mes dy shqiptarëve nga Kosova ka përfunduar deri në përdorimin e thikave, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në Shëngjin, ku i lënduar ka mbetur S. B. 59 vjeç, banues në Kosovë.

Autori është arritur të identifikohet dhe është vënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për H. B. 66 vjeç, banues po në Kosovë.

I plagosuri, si pasojë e sulmit me thikë, ka marrë plagë të rënda, dhe është dërguar me urgjencë në në Spitalin Rajonal Lezhë, për t’ju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

"Shëngjin/Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj". (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Shtetit
Thika e sekuestruar

A2 CNN Livestream

Latest Videos