“Shpërthen” virusi i Nilit Perëndimor në Greqi, vetëm këtë vit 11 të vdekur dhe 89 raste

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 20:55 | Bota
“Shpërthen” virusi i Nilit Perëndimor në Greqi,

Janë regjistruar gjithsej 11 vdekje në pacientët me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor dhe manifestime të SNQ, të moshës mbi 64 vjeç. Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën nga ky virus është 82 vjeç.

Nga fillimi i vitit 2023, deri më sot, në Greqi janë diagnostikuar dhe hetuar gjithsej 89 raste vendase të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor, nga të cilët 74 raste kanë shfaqur manifestime nga sistemi nervor qendror dhe 15 raste kishin manifestime të lehta/pa shfaqje të SNQ.

Raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë shënuar në vendbanimet në Njësitë Rajonale Kardicë, Larisa, Trikala, Imathia, Selanik, Pella, Pieria, Kilkis, Serres, Kavalla, Drama, Rodopi, Kastoria dhe Arta.

EODY raporton se diagnostifikimi i rasteve të tjera në periudhën në vijim konsiderohet i mundshëm dhe i pritshëm dhe u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e mbrojtjes personale.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi