Vijon të jetë shqetësuese dhe e rëndë situata prej zjarreve që ka përfshirë Greqinë, tashmë preh 11 vitesh.
Sipas raportimeve zyrtare nga autoritetet greke, sipërfaqja e djegur në rajonin e Evros, është rreth 800 mijë hektarë, e krahasueshme me Nju Jorkun.
Deri në këto momente raportohen 20 humbje jete, pjesa më e madhe e të cilëve ishin emigrantë të paligjshëm që u gjetën të rrethuar nga flakët në një zonë pyjore.
Dëmet janë të pallogaritshme, teksa mësohet se flakët kanë shkatërruar pothuajse 30% të Parkut Kombëtar në Dadia.
Mijëra zjarrfikës dhe qindra mjete janë angazhuar për të vendosur flakët në kontroll, ndërsa në ndihmë kanë shkuar dhe ekipe nga Shqipëri, Çekia, Sllovakia dhe Serbia. (A2 Televizion)