Shpërthim i fuqishëm në qendër të qytetit të Luhanskut

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 19:36 | Bota
Shpërthim i fuqishëm në qendër të qytetit të

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e Luhanskut, kryeqytetin e republikës së shkëputur në lindje të Ukrainës, të hënën vonë. Lajmi u raportua në media menjëherë pasi Puti shpalli njohjen e këtij rajoni si të pavarur.

Shpërthimi ka ndodhur jashtë një ndërtese ku ndodhet zyra e Qendrës së Përbashkët për Kontrollin dhe Koordinimin (JCCC) për armëpushimin dhe stabilizimin e vijës së demarkacionit në Republikën Popullore të Luganskut (LPR).

Pamjet e paverifikuara që qarkullojnë në internet tregojnë një automjet të dëmtuar rëndë në flakë jashtë ndërtesës. Shpërthimi shkatërroi xhamat e ndërtesës, si dhe ndezi alarmet e shumë makinave të parkuara jashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos