Takimi Putin-Biden, Rusia mbështet mbajtjen e samitit por kërkon rezultate

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 17:50 | Bota
Takimi Putin-Biden, Rusia mbështet mbajtjen e samitit por kërkon

Rusia mbështet nismën e presidentit francez për të organizuar një samit për Krizën në Ukrainë. Megjithatë ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, tha se më parë duhet të kuptohet se cilat mund të jenë rezultatet e një takimi mes presidentëve, Vladimir Putin dhe Joe Biden.

Më herët, Kremlini reagoi duke theksuar se nuk ka asnjë plan konkret për një samit për krizën në Ukrainë.

https://a2news.com/2022/02/21/takim-biden-putin-kremlini-frenon-entuziazmin-nuk-ka-plane-konkrete/

 “Presidenti Macron sigurisht që diskutoi për samitin për krizën në Ukrainë me presidentin Putin, në dy bisedat telefonike të së dielës. Por presidenti Putin e bëri të qartë disa herë se ne nuk jemi kundër samiteve apo takimeve. Përpara një takimi në një mjedis kaq të nxehtë, ne kërkojmë të dimë se si këto takime do të përmbyllen dhe se cili do të jetë rezultati. Kështu që liderët e Rusisë dhe Francës u pajtuan që kolegët tanë perëndimor si nismëtar të aktiviteteve të tilla të na shfaqin vizionin e tyre për rezultatin. Kështu qe ne po presim”, deklaroi ministri i Jashtëm rus. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/20/sherbimet-sekrete-amerikane-putin-i-ka-dhene-urdhrin-per-sulm-gjeneraleve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos