Izraeli hap kufijtë dhe për turistët e pavaksinuar

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 10:27 | Bota
Izraeli hap kufijtë dhe për turistët e pavaksinuar

Situata e përmirësuar nga Covid-19 dhe imunizimi masiv i popullatës, ka bërë që autoritetet izraelite që nga 1 marsi të lejojë turistët e pavaksinuar të hyjnë në vend.

Lajmi i rëndësishëm u dha nga kryeministri Naftali Bennett, i cili shpjegoi se të udhëtarët e huaj tashmë do të duhet t’i nënshtrohen një testi molekular para fluturimit dhe një testi të dytë pas uljes.

Kufizimet, gjithashtu, do të lehtësohen dhe për izraelitët që kthehen në vend, të cilëve do t'u kërkohet të bëjnë testin pas kthimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos