Kombëtarja shqiptare është mundur 3-1 nga Çekia në një takim miqësor të zhvilluar në Pragë.
Në ndryshim nga miqësorja ndaj Uellsit, e cila u mbyll pa gola dhe me pak raste nga kuqezinjtë, në këtë miqësore Kombëtarja mendoi më shumë për sulmin, por e pësoi në fazën mbrojtëse, ku gabimet ishin të shumta.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Schick në minutën e 18, pas një hapje të mbrojtjes tonë edhe pse përbëhej nga emra të rëndësishëm si Gjimshiti, Kumbulla apo Ismajli.
Në fundin e pjesës së parë, Cikalleshi realizoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme nga rreth 25 metra, duke mos i dhënë asnjë shans portierit vendas.
Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Reja tentoi më shumë në fazën sulmuese, por Çekia u tregua cinike, ku ato pak raste në sulm i shfrytëzoi më së miri dhe realizoi edhe dy herë të tjera duke e vulosur rezultatin në 3-1. Në fund, Bare pati mundësi për ngushtimin e diferencës, por goditja e tij u ndal në shtyllë. (A2 Televizion)