14 vjet nga 21 janari! Mungoi në homazhe, Rama kërkon drejtësi nga SPAK

Nga Fjorela Beleshi
21 Janar 2025, 15:11 | Aktualitet

14 vite nga 21 janari, kryeministri Edi Rama nga DAVOS, i kërkoi SPAK që të mos e vonojë më drejtësinë për 4 viktimat protestues të 2011. Për shkak të agjndës së tij, Rama mungoi në homazhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

Me 21 janar të 2011, katër protestuesit Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Dedadhe Faik Myrtaj u vranë gjatë demonstratës së PS-sw kundër qeverisë së djathtë të asaj kohe. Ashtu si çdo vit, përfaqësues të mazhorancës së bashku me të afërmit kryen homazhe duke vendosur lule në pllakat përkujtimore për 4 viktimat në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Si rrallë herë në këto14 vite, Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në homazhe, por nga forumi ekonomik i Davos në rrjetet e tij sociale i kërkoi SPAK bëjë drejtësi për 4 dëshmorët e 21 janarit.

Edhe mbesa e Ziver Veizit nga Fieri nuk e fsheh zhgënjimin që vrasja e xhaxhait të saj ende nuk është zbardhur nga drejtësia.

“21 janari” është zyrtarisht një çështje që po hetohet nga SPAK. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një hetim penal për vrasjen e Aleks Nikës, si edhe plagosjen e Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papës gjatë protestës së dhunshme të vitit 2011 para kryeministrisë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos