Eksperti i sigurisë Bedri Elezi duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, ngriti shqetësimin për trafikimin e të miturave 16-vjeçare, duke përdorur si karrem bursat e shkollës. Elezi tregoi katër raste të identifikuara, një në Veri të Shqipërisë, dy në Kosovë dhe një në Maqedoninë e Veriut.
“Kam pasur raste ku fëmijët janë shantazhuar dhe më pas janë trafikuar. Në Veri të Shqipërisë, dy raste në Kosovë dhe një në Maqedoni, 4 raste të reja, të moshave 16-vjeçare ku nga një komunikim për një çështje krejt ndryshe, ku në Kosovë komunikimi ka nisur për një bursë jashtë vendit, e më pas ka sjellë një situatë ku personat e kanë nxitur të renë të ndaj video që lidhen me pjesën intime të tyren, duke i thirrur në shkolla të posaçme apo aktrim. Janë forma të ndryshme. Kemi pasur një rast ku një vajzë e mitur është nisur në Turqi për t’u shkolluar dhe më pas është keqpërdorur seksualisht, dhe është arrestuar personi që vinte nga territoret tona", shprehet Elezi. (A2 Televizion)