“Ju aq baltë po hidhni mbi mua”, Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit

Nga A2 CNN
6 Korrik 2026, 08:33 | Politikë

“Ju aq baltë po hidhni mbi mua”, Rama u përgjigjet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën duke iu përgjigjur kundërshtarëve, apo kritikëve, me një vjershë të shkrimtarit Dritëro Agolli.

Vjerësha “Kundërshtarëve të mi” nis me vargun: “Ju aq baltë po hidhni mbi mua, Sa në baltën që kam përmbi trup, Mund të mbijë një dardhë a një ftua, Një korije e madhe me dushk”.

Reagimi vjen ndërkohë që dje u zhvillua protesta e 36-të qytetare ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë. Kreu i qeverisë dje u shpreh se një ekip i tërë po dëgjon me vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit.

Rama dallon dy shtresa mes protestuesve, ata që sipas tij përcjellin shqetësimet reale dhe ata që kanë shfaqur dhunë.

“Ju aq baltë po hidhni mbi mua”, Rama u përgjigjet (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos