Turqia po përgatitet të presë Samitin e NATO-s pas 22 vitesh, në një kohë kur situata ndërkombëtare karakterizohet nga tensione të larta dhe sfida të shumta të sigurisë.
Përmes një lidhjeje Live në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, gazetari dhe kryetari i Shoqatës “Vatra”, Bora Zukali, tha se përgatitjet për samitin kanë nisur prej më shumë se një muaji dhe masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm në kryeqytetin turk.
“Pritet me një tension të lartë sepse organizimet kanë filluar që një muaj më përpara. Rrugët, pallatet, ose sallet, filluan të ndërtohen një muaj më parë. Disa rrugë janë siguruar me siguri të lartë, hyrje-daljet me makinë janë bllokuar, me kartat zyrtare identifikuese. Samiti i NATO-s në Ankara ka një kuptim të rëndësishëm sepse situata në të gjithë anët e botës ka një tension të lartë. Me luftë, dialogjet janë me tension të lartë. Samiti do mblidhet në sarajin e Presidencës në Ankara. Të gjithë liderët anëtarë të 32 shteteve janë të ftuar. Psh. Zelensky nga Ukraina, Presidenti i Koresë së Jugut, Presidentja e BE Von der Leyen. Takimet do fillojnë për ta lartësuar buxhetin afërisht në 5 për qind për NATO-n. Do vijë kryeministri Edi Rama me ministrin e Jashtëm dhe të Mbrojtjes. Do të ketë disa takime sepse në planin e NATO-s për 2027-ën, është që do jetë në Tiranë”, u shpreh Zukali. (A2 Televizion)